Janë martuar në fshehtësi javën që shkoi, por vetëm tani u mësua nga të gjithë. Aktorja Scarlett Johansson dhe partneri i saj Colin Jost thanë “Po” pas një viti fejese dhe gjithsej, tre vitesh njohjeje.
Për Johansson kjo është martesa e tretë, pas Rayan Reynolds dhe Roman Dauriac; për Jost, e para. Revista OK! Më parë kishte arritur të zbulonte disa elemente sic ishte rasti i dërgimit të ftesave nga ana e çiftit.
Johansson dhe Jost janë njohur gjatë spektaklit televiziv Saturday Night Show, ku Jost përveçse së aktor ka qenë dhe skenarist i show-ut. Në maj të 2019 fejohen pas dy vitesh frekuentimi. “Është shumë terheqës, i ndjeshëm dhe romantik” ka rrëfyer aktorja disa javë më parë në spektaklin e Ellen DeGeneres.