Ka zgjedhur një frazë jo të zakonshme Julia Roberts për këtë 53 vjetor. Aktorja, e lindur në 28 tetor 1967, ka postuar një frazë të njohur nga filmi “Notting Hill” ku partner kishte romantikun Hugh Grant.
”Jam vetëm një vajzë, në këmbë përballë një djali, dhe kërkoj vetëm të votoj”, ka shkruar ylli hollywoodian, ndërsa fraza origjinale thoshte:… që kërkon të dashurohet”, në ditën e saj të lindje, ndërkohë që fton të gjithë amerikanët të marrin pjesë në votime. Julia Roberts ka qenë artistja më e paguar në botë në vitet 1991 dhe në mes të viteve 2000.
Për rolin e Pretty Woman ajo ka marrë 300.000 dollarë. Është përzgjedhur nga revista “People”në listën e “50 personave më të bukur në botë”nga ku ka triumfuar 5 herë. Ndërsa në vitin 2011, është nominuar si nga 100 gratë më tërheqëse e të gjitha kohërave. Gëzuar dhe 100 Julia!



















