Ndonëse vetë nuk e ka pranuar asnjëherë, ndjekësit vazhdimisht kane hedhur idenë se Luana Vjollca i është nënshtruar ndërhyrjeve kozmetike ( edhe pse sipas një pjese të tyre nuk kishte aspak nevojë)!
Disa kanë rezerva për look-un e saj dhe njëri prej tyre, së fundi, këtë e tregoi hapur. Luana pyeti përdoruesit e rrjeteve sociale për personazhin e famshëm në të cilin duhet të kthehet këtë Halloween, dhe personi në fjalë, e thumboi keq.
Ai e këshilloi të qëndronte si vetja, sepse ashtu e frikëson. Luana e ka marrë megjithatë me sportivitet, duke I kthyer si përgjigje mesazhin: “ U qyqaaaaa” shoqëruar me emoji që qeshin me lotë!



















