KreuCelebrity

10 ditë pas lindjes; Arbana Osmani është vetëm 3 kilogramë mbipeshë! Ja sekreti!

Ndonëse ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë djalin e dytë, ‘lufta’ me kilogramët e tepërt për Arbana Osmanin duket se ka marrë fund, ende pa filluar. Moderatorja që sapo është bërë nënë për herë të dytë, nëpërmjet prerjes cezariane ka vetëm 3 kilogramë mbipeshë, dhe për këtë Arbana i është falenderuese regjimit të rreptë ushqimor që ka mbajtur gjatë muajve të pritjes së ëmbël.

Nëpërmjet komunikimeve virtuale me ndjekësit e  saj në Instagram, Osmani ka rrëfyer dietën që ka mbajtur (sugjeruar nga mjeku i saj) kur ajo ishte shtatzënë.

“Fillimisht gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm, shumë perime, shumë fibra, pak ëmbëlsira dhe shumë ujë. Të gjitha ëmbëlsirat e gatuara gjatë karantinës i kanë ngrënë kryesisht familjarët e mi. Doktori im është shumë i rreptë në lidhje me shtimin e peshës, më këshilloi të mos shtoja më shumë se 8-10 kile dhe kam ngrënë shpesh e nga pak. Sot, 10 ditë pas lindjes jam 3 kilogram më shumë seç isha para shtatzënisë.”- shkruan Arbana.

Sakaq dieta e mamit të Jonit dhe Diellit vijon edne edhe pas lindjes, duke i kushtuar shumë rëndësi konsumimit të ujit (kosumimi i të cilit sjell në prodhimin e qumështit) si dhe ushqimeve të shëndetshme dhe me pak kalori.

“Para një jave fillova një regjim ushqimor me 1800 kalori që përfshin shumë fibra, proteina, pak karbohidrate, pothuajse zero ëmbëlsira, fruta, perime, asnjë pije me gaz, etj. Po vdes për ëmbëlsira, kush nga nënat e reja po ushqen me gji, ma di hallin! Pi gjithashtu shumë ujë sepse së pari kam etje dhe së dyti, sepse sipas librave kam lexuar se konsumi i ujit rrit sasinë e qumështit të gjirit”; ka vijuar më tej Arbana

Sa i përket aktivitetit fizik, moderatorja për momentin është mjaftuar me kujdesin që kërkojnë dy djemtë dhe për hir të së vërtetës ngjan pak a shumë me ushtrimet e palestrës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF