Ditën e djeshme (28 tetor) Fatma Met’hasani festoi ditëlindjen e 26 të jetës, dhe këtë vit e ëmbla e ekranit ka qenë më e plotësuar se asnjëherë.
Përpos faktit se arsyeja kryesore dhe lajtmotivi i kësaj ditëlindje është fakti që Fatma e feston si mami i Noah; partneri Alfio ka ditur t’ja bëjë 26 vjetorin të paharrueshëm.
Ndërsa moderatorja ka menduar se partneri i saj kishte organizuar një festë të vogël me rastin e ditëlindjes, Alfio kishte plane të tjera…mbrëmjen e 28 tetorit shefi i kuzhinës do t’i propozonte nënës së djalit të tij për martesë.
Me një ambient të zbukuruar dhe dekoruar përrallash, shumë qirinj e dekore me zemra, ku në mur shkruhej togfjalëshi “Martohu me mua”; Alfio kishte menduar me detaje mënyrën se si do t’i propozonte Fatmës…
Moderatorja ka thënë ‘Po’ në prezencë të njerëzve shumë të dashur të tyre, duke i bërë të gjithë gati për një dasmë, ndonëse për datën do duhet që miqtë dhe ndjekësit e saj të presin pak.