Alketa Vejsiu zgjodhi një mënyrë mjaft origjinale për të na zgjuar në maksimum kërshërinë mbi programin e ri “dating” në Tv Klan. Ajo na zbuloi ngadalë elementë të “Love Story”, duke treguar herë pas herë dicka të re nga emisioni që për protoganist do të ketë Saimirin, që është në kërkim të dashurisë dhe ndan jetën mes Tiranës e Berlinit.
Paskësaj, mësuam se autorësia e “Love Story” i është besuar gazetares me një karrierë të gjatë si në shtypin e shkruar ashtu dhe në median vizive, Ilda Lumani. Tani duket se cdo gjë më në fund është gati qe publiku të ndjekë krijimin e një lidhjeje live, hap pas hapi. Do të ketë disa candidate vajza për Saimirin që nga takimet romantike me to, do të shprësojë të gjejë dashurinë e jetës. “Ritakohemi ne dt 16 Nentor ne shtepine tone te re, me nje super skenografi! “, ka shkruar Alketa në Instagram, dhe ne po presim me shumë kureshtje!