
Përpara gati dy javësh, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë djalin e saj me partnerin, Eduart Grishaj. Ky është fëmija i parë për regjisorin dhe I dyti për Arbanë, që ka dhe djalin Jon nga martesa e mëparshme.
Moderatorja është kthyer shpejt në formë pas lindjes, dhe me Diellin ka shijuar së fundi shëtitjen e parë. Foton e realizuar mjaft bukur, e ka shkrepur Eduarti.
The perks of having an artist in the family; effortless beautiful pictures?
“Benefitet e të pasurit një artist në familje, foto pafund të bukura”, ka shkruar Arbana ndërsa shihet me karrocën e bebit në mes të gjelbërimit dhe rrezeve të diellit!