“Kjo gjetje na mundëson një dritare në të kaluarën”. Një skelet balene pothuajse i ruajtur në mënyrë të përsosur që mendohet të jetë midis 3,000 dhe 5,000 vjet i vjetër është zbuluar në Tajlandë.
Kockat – që mendohet se i përkasin një balene Bryde 12m (39ft) të gjatë – u gjetën në fillim të nëntorit, 12 km (7.5 milje) larg brigjeve të Bangkok.
Kockat pjesërisht të fosilizuara janë “një zbulim i rrallë”, tha studiuesi i gjitarëve Marcus Chua i Universitetit Kombëtar të Singaporit për BBC.
“Ka pak nënfosile balenash në Azi”, tha ai, dhe madje edhe më pak janë “në gjendje kaq të mirë”. Eshtë menduar se kockat do t’u japin shkencëtarëve një pasqyrë mbi speciet, si dhe nivelet lokale të detit dhe kushtet e ujit në atë kohë.