Meqenëse maskat e fytyrës u bënë pjesë e jetës sonë të përditshme për shkak të pandemisë, shumë marka të modës – nga Burberry te Off-White dhe Fendi – kanë krijuar modelin e tyre.
Nga një objekt i mbrojtjes, sot maska antivirus është bërë kështu një detaj thelbësor i pamjes, i kompletuar me pajisje të koordinuara, siç është kutia, filtri dhe – i fundit sipas kohës – zinxhiri shumë i dobishëm për ta mbajtur atë të lidhur në qafë. Mbi të gjitha, lënia e maskës shpesh në tryezë, vendosja në xhep ose lidhja e saj në krah nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë për sa i përket higjienës.
Dizajni është saktësisht i njëjtë me zinxhirët e syzeve, që ishin trend sezonine kaluar, që duket se kësaj here është sjellë tek maskat. Një ide që pëlqehet për prakticitetin dhe elegancën e saj dhe që ka gjetur hapësirë të bollshme sidomos jashtë vendit, ku shumë prej tyre tashmë kanë filluar të shfaqen. A mund të jetë ky trendi i ardhshëm i vjeshtës?



















