KreuFashion

Vajza 9-vjeçare e Victoria Beckham i bëri grimin dhe është ‘smoky eye’ perfekt!!!

Ndërsa Harper Beckham rritet, duket se ajo po perfshihet gjithnjë e më shumë në berjen e grimit – dhe po bëhet seriozisht e mirë në të. Rasti: Këtë fundjavë, ajo bëri grimin e syve të nënës së saj duke përdorur hije të reja nga Victoria Beckham Beauty, dhe doli e mrekullueshme.

 

 

Instant glamour ✨ VB in Lid Lustre Tea Rose & Honey. Exclusively at VictoriaBeckhamBeauty.com #CleanBeauty

A post shared by Victoria Beckham Beauty (@victoriabeckhambeauty) on

Ish-ylli i popit u dha fansave një vështrim të shkurtër të punës së vajzës së saj në Instagram në një seri fotografish në rrjetin e markës së saj. “Faleminderit artistes time të grimit Harper Seven për këtë pamje ✨ x VB”, thuhet në mbishkrimin në njërën prej tyre. Në foto, ajo ka sytë e mbyllur në mënyrë që të mund të shihni qartë hijet e mrekullueshme që shkëlqenin në kapakët e saj. Duke folur për këtë: Për të arritur pamjen shkëlqyese, Harper përdori Luster Lids të VBB në dy nuanca të reja – Tea Rose, një kafe mesatare me çokollatë dhe Honey, një bronz të artë.

 

 

Thank you to my makeup artist Harper Seven for this look ✨ x VB

A post shared by Victoria Beckham Beauty (@victoriabeckhambeauty) on

Të dy hijet janë me ultra shkëlqim dhe përmbajnë opal, së bashku me squalane, e cila i jep formulës një ndjesi të bukur zbutëse. Për më tepër, është bërë me përbërës të dashur për lëkurën si glicerina, ekstrakti qetësues i lëvores së manjolës dhe ekstrakti i gjetheve të guavës.

Magjistarja e makeup-it gjithashtu ndau një video për të shfaqur hijet në ‘aksion’, dhe o Zot duken mahnitëse. Ajo mbishkroi klipin e shkurtër, “Glamour i menjëhershëm ✨ VB në Lid Luster Tea Rose & Honey”. Sigurisht, njerëz të panumërt janë në një furi për tonet e reja – si dhe aftësitë krijuese të Harper. Në seksionin e komenteve në postimin e Victoria-s, do të gjeni mesazhe si: “Dukesh bukur … Harper është artistja më e mirë e grimit ?”, “Vajza ka aftësi …” dhe “Bravo Harper!”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF