Në vitet 1999-2000 të brendshmet nuk ishin më të tilla, pasi një trend që thuhet se e pati zanafillën nga Paris Hilton u përqafua masivisht nga vajzat e reja.
‘M’i trego ato tanga’ duket se ishte lajtmotivi i atyre viteve, kur mbi pantallonat me bel fare të shkurtër, shfaqeshin krenare rripat e perizomave të vajzave. Asokohe duke qenë një aksesor që po shfaqej sa më shumë, shitjet në brandin e të brendshmeve të Victoria’s Secret u rritën me 80 %.
Sakaq fundi i dekadës së parë të vitit 2000, tangat dhe shfaqja e tyre – një shpikje e stilistit austriak të natyralizuar Rudi Gernreich që daton që nga vitet 1970 – ‘u zhdukën’ nga skena.
Por siç gjithmonë në modë trendet ikin e vijnë, duket se të brendshmet do të zenë sërish fronin, duke mos u mbajtur fshehur nën veshje por njësoj si në vitet 2000’ rripat e perizomave të shfaqen mbi qemerin e pantallonave krenare, si dëshmi që ‘po, unë kam veshur të brendshme’!
Jeni gati ta përqafoni këtë trend në Pranverë- Verën e 2021-shit?!



















