Jemi mësuar ta shohim si opinionist dhe pjesë e jurisë në spektakle muzikore, apo si kritik pa dorashka në debate të shumta ku ka qenë i ftuar në studio televizive shqiptare, por kësaj here Robert Aliaj Dragoti ka vendosi t’i japë një tjetër rrjedhë karrierës së tij.
Burime për ‘Neës31.al’ bëjnë me dije se artisti kontrovers do të rikthehet në ekran si moderator i një programi politik. Televizioni me të cilin duket se Aliaj ka firmosur kontratë është Abc Neës dhe programi i tij do të shfaqet çdo të enjte në mbrëmje.
Kujtojmë që në të njëjtën fashë orari të enjteve në televizionet Klan dhe Top Channel transmetohen programet politike të Blendi Fezviut dhe Eni Vasilit. Zgjedhja e televizionit për t’i besuar Aliajt këtë fashë orari me siguri nuk ka qenë aspak e rastësishme, pasi duke ja njohur natyrën e drejtpërdrejtë të artistit, ky katapultim në debate politike do të ndillte shumë kuriozitet tek publiku.
Sakaq data e saktë e nisjes së programit ende nuk bëhet me dije.
Kujtojmë që familja e Robert Aliaj po jeton një periudhë suksesi duke qenë se e bija Gala pak javë më parë u shpall fituese e garës së zërit më të mirë në Belgjikë.



















