Tatuazhi i ri i Xhensila Myrtezajt i bëri të gjithë për vete, e kjo për një arsye të thjeshtë: këngëtarja ka zgjedhur të mbajë gjithmonë në trupin e saj emrin e së vijës, Ajkës. Shkronjat e tij I ka ndarë në dy duart që kur bashkohen, formojnë emrin e plotë.
“Lutja ime”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin dhe me një citim nga Bibla. “Të gjithë fëmijët e tu do të mësohen nga Zoti dhe madhështia do të jetë paqja e tyre…Isaiah 54:13”. Përpara disa muajsh, Xhensila pat bërë një rrëfim mjaft të vecantë në emisionin “Kurti I Piter Panit”, ku tha se emrin Ajka e kishte parë në ëndërr, që përpara se të mësonte gjininë e fëmijës.



















