KreuFashion

“Pushteti”  rikthen në ekran gazetaren e njohur!

‘Ne të gjithë jemi politika dhe se në fund pushteti troket në portën e qytetarëve’; kjo duket se do të jetë filozofia dhe tematika e programitmë të ri në Fax Neës që do të rikthejë në ekran gazetaren Juela Meçani.

Prej vitesh e shëputur nga gazetaria dhe ekrani programi “Pushteti” që do të transmetohet çdo të martë duket se ka e ka bindur Meçanit t’i rikthehet dashurië së vjetër, aty ku edhe nisi karrierën.

Pushteti është energjia lidhëse, motorri që mban bashkë përpjekjet e komunitetit, politikës, individit, institucionit, për një skenar drejt suksesit ose humbjes. Pushteti i institucioneve, pushteti lokal, pushteti ekonomik, pushteti i turmës, pushteti partiak, pushteti gjyqësor, pushteti popullor, pushteti i liderit.

E gjithë politika shqiptare por jo vetëm është një shkëmbim pushtetesh, konsolidim pushtetesh, shkërrmoqje pushtetesh, luftë pushtetesh. Me finalitet Votën dhe Fitoren, Qeverisjen dhe Drejtimin.

Por emisioni “Pushteti” do të përpiqet ta sjellë politikën sa më të kuptueshme, sa më pranë njerëzve me idenë se “Ne të gjithë jemi politika” dhe se pushteti troket gjithmonë në fund në portën e qytetarëve, që kanë në dorë fatet e tij.

Emisioni “Pushteti” do të trajtojë jo vetëm temat politiko-sociale të ditës, jo vetëm pas-zhvillimet e parlamentit, marrëveshjeve ndërpartiake, lajmeve të fundit, përplasjeve e përqafimeve politike. Ai do të gërrvishtë edhe ngjarje me sensibilitet publik, që presin zgjidhje nga politika, si dhe zhvillimet e pritshme apo shkundjet e politikës nga qytetarët që kanë një sens kritik, kërkues e investigues, me qëllim përmirësimin e jetës së tyre’; shkruan Faxnews.al

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF