Kur vjen puna për të dekoruar eksteriorin e shtëpisë tënde për Halloween, nuk ka asgjë të keqe ta ekzagjerosh paksa. Eshtë një mënyrë shumë e mirë për të shpërndarë atmosferë në një vit që cdo festim i frikshëm tradicional është limituar.
Një shtëpi në Riverside , California, ka tërhequr shumë vëmendje për dekorin ekstremisht realist. Në fakt, rezidentët e asaj zone kanë telefonuar 911 kur kanë kaluar pranë.
Shtëpia që i përket një cifti që e dashurojne Halloween-in Carmen dhe Travis Long, duket sikur ka marrë flakë. Duket sikur flakë masive janë ndezur brenda shtëpisë në kat të parë ndërkohë që tymi duket gjithkund rreth banesës. Skelete dhe piratë dekorojnë pjesën e parme të shtëpisë.
Sigurisht që shtëpia nuk ka marrë zjarr, por Long-et janë thjesht shumë të përkushtuar ndaj temës së festës. “Bashkëshorti im e ‘vodhi’ idenë nga Piratët e Karaibeve në Disneyland,” Karmen thotë. Ajo shpjegon se zjarri , është thjesht një copë mëndafshi, drite portokalli, dritë e kuqe dhe një freskuese.
Megjithatë, zjarri duket tepër real dhe kjo ka shkaktuar shumë banorë të njoftojnë departamentin e zjarrfikses. Për shkak të këtyre alarmeve fallso, cifti ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me departamentin e zjarrfikseve. Ata gjithashtu vënë në dukje se kanë një sistem alarmi edhe në rast të nje zjarri të vërtetë.



















