KreuFashion

Kush është Lucas Bravo, Shef Gabrieli i ‘Emily në Paris’

E pranojmë: Edhe ne jemi në turmën e njerëzve që kemi kërkuar “Gabriel ,Emili në Paris” menjëherë sapo aktori bjond dhe sharmant u shfaq në ekranet tona.

Dhe përtej polemikave që ngriti Emily në Paris, midis tyre akuza për cektësi dhe garderobë të tepruar, Lucas Bravo është padyshim një nga fytyrat më të paharrueshme të serialit të ri të Netflix, ndër më të parat për momentin. Lucas Bravo luan rolin e komshiut të Emily që është gjithashtu një shef guzhine dhe një njeri shumë i sjellshëm, gjithmonë aty për ta nxjerrë Emily-në nga telashet. Dhe sigurisht ti gatuante omleta të shijshme.

Por kush është Lucas Bravo? Francez, 32 vjec, lindur në Nice dhe i biri i një futbollisti dhe një këngëtareje, është një aktor dhe model, dhe për një periudhë të shkurtër ishte edhe ndihmës shef . Ai filloi të studionte aktrim në Artet Dramatike të Akademisë Amerikane në Los Angeles dhe më vonë në Paris, në Fabrikën e Aktorëve të Tiffany Stern dhe ka një kurrikulum vërtet impresiv: në Francë ai u shfaq në filma, seriale televizive (sic është Sous le Soleil), filma të shkurtër dhe reklama (edhe Chanel)

Gabrieli i Emily në Paris është roli i tij i parë internacional, i cili i përshtatet në mënyrë perfekte, dhe jo vetëm se di mirë të gatuaj: Daren Star(regjisori) njihet për krijimin e karaktereve të tij në bazë të personalitetit të aktorëve që zgjedh. Edhe pse studimet Amerikane e kanë bërë Lucas-in të ndihet më i lirshëm në setin e xhirimit , ai thotë se kinemaja Amerikane është dukshëm më ndryshe nga ajo Franceze , dhe thotë se është më fizike, më komplekse, më e hapur dhe më gazmore. Ndër aktorët botëror që ai pëlen më shumë janë Denzel Washington and  Mark Ruffalo dhe admiron karrieren artistike të Matthew McConaughey , i cili filloi me role të vogla në komedi dhe më pas vazhdoi në role më intensive dhe dramatike, si në The Lincoln Lawyer, Dallas Buyers Club, ose Interstellar.

Lucas ka jetuar në Los Angeles por i qëndron besnik origjinës së tij, dhe në Paris ai vlerëson etnicitetin dhe kulturën, shumë lagjet, mënyrat e ndryshme të jetesës dhe të të menduarit. Dhe teksa flasim për polemika dhe kritika(sidomos nga ana e Francezëve), që seriali ka zbërthyer, akuzuar se donin të shfaqnin vetëm një vizon të njëanshëm, shumë të steriotipizuar , ndonjëherë nuk ka gjasa , se si Francezët jetojnë, punojnë dhe dashurojnë, Lucas është përgjigjur, se seriali në fakt bën këtë gjë: në mënyrë shumë të ndërgjegjëshme propozon klishenë , që është, një pikëpamje unike (dhe sigurisht e pjesshme) e kulturës dhe stilit të jetesës së qytetit që është shumë i larmishëm, ai thotë se edhe një jetë e tërë nuk do të ishte mjaftueshëm për ta njohur krejtësisht. Bravo, Lucas!

E c’të themi tjetër? Po presim e të konfirmohet sezoni i dytë që të shohim (mbi të gjitha) Gabrielin bukurosh dhe të admirojmë përsëri Parisin me të gjithë shkëlqimin e tij edhe pse duket pak si një kartolinë. Dhe ne duam të vazhdojmë të ëndërrojmë , ti japim vetes një moment shkëputjeje nga realiteti, që në një situatë të tillë që ndodhemi nuk është dicka e vogël. Po presim për të tjera pasione magjepsëse, trekëndësha dashurie, panorama romantike dhe veshje të mrekullueshme për të kopjuar, si ato të Sylvie, shefes së Emily. Sepse në fund, nëse është e vërtetë se Emily në Paris është mbi dashurinë dhe shoqërinë, mbi shampanjën dhe pain au chocolat, për stilistë bizar dhe kolegë irritues , është modë- nga super stilistja e Sex and the City Patricia Field – ylli i padiskutueshëm. Au revoirs, Emily!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF