KreuFashion

Zbulimi: 1 në 5 pacientë me Covid diagnostikohen me probleme mendore pas infektimit!

Gjithmonē e më tepër po vërehet se pacientët me Covid-19 shfaqin probleme psiqike edhe disa muaj pas infektimit me virusin pandemik. Ndonëse shkencëtarët nuk dinë ende të japin një shpjegim të detajuar rreth këtij fakti, shpjegimi më logjik i këtij problemi me pacientët me Covid, është se mungesa e oksigjenit në trup, nuk çon mjaftueshëm oksigjen në tru duke e vështirësuar kështu funksionimin normal të trurit.
Sipas një studimi të kryer së fundmi në Universitetin e Oksfordit dhe NIHR Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford, është vënë re se 1 në 5 pacientë të infektuar me Koronavirus shfaqin sëmundje të shëndetit mendor edhe disa muaj pas infektimit.

Ky studim zbuloi gjithashtu se personat që kanë qenë të predispozuar kah sëmundjeve mendore mē herët kishin 65% më shumë gjasa të infektoheshin me Covid-19. Paul Harrison, një profesor i psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit, tha se duheshin më shumë kërkime për të vërtetuar nëse diagnoza e një çrregullimi psikiatrik mund të lidhej drejtpërdrejt me marrjen e koronavirusit. Në tre muaj pas diagnozës me Covid-19, 5.8% e pacientëve kishin diagnozën e tyre të parë të regjistruar të sëmundjes psikiatrike, krahasuar me 2.5% në 3.4% të pacientëve në grupet e krahasimit, pothuajse një dyfishim i rrezikut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF