Nicole Elkabbass është një grua 42 vjeçare e cila pati idenë (aspak brilante) për t’u shtirur si e prekur me kancer për të përfituar para nga dhurimet bamirëse të njerëzve që u prekën nga ‘historia’ e saj e trilluar. 42 vjeçarja krijoi një faqe GoFundMe ku postoi edhe foto nga shtrati i spitalit, duke u shtirur si paciente në gjendje të rëndë për shkak të kancerit në vezore.
Llogaria e saj arriti të mbledhë £ 45. 000 të cilat i shpenzoi për udhëtime, pushime dhe në lojëra fati.
Pasi ështê mësuar mashtrimi, gruaja aktualisht po përballet me dy akuza që lidhen me parate që ajo mori gjatë periudhës shkurt-gusht 2018.
Elkabass i mohon akuzat për mashtrim dhe posedim të pasurisë kriminale, përkatësisht donacione bamirësie.



















