Gigi Hadid, tashmë një nënë e re, dhe motra e saj Bella, u fotografuan në rrugët e New York-ut me atë që mediat rozë e përshkruan si “veshjen perfekte të këtij sezoni”. Kokë e këmbë me të zeza, dy motrat modele nuk kaluan pa tërhequr vëmendje, edhe pse ishin me maska, kapele e syze.
Gigi kishte zgjedhur një pallto të madhe të zezë, model pak mashkullor, mjaft të gjerë tek shpatullat. Bella sakaq ishte në zonën e saj, një kombinim në stilin e viteve 90` me një pardesy të gjatë lëkure dhe një kapuc po të zi. Gigi përgjithësisht preferon ngjyrat në veshje, por këtë radhë duket se është frymëzuar nga e motra.

Stil Jetese
100 vjeç/Gëzuar ditëlindjen recipetë!!!




Stil Jetese
Mutacioni i ri i Covid-19: Cfarë duhet të dimë?






Stil Jetese
6 trendet më IN të momentit








Stil Jetese
Këpucë të modës 2020: modelet e kuqe me takë
