KreuStil Jetese

Një buqetë kujtimesh nga të gjithë numrat e Revistës BORDO për vitin 2020

Festa të ëmbla!

Numërimi mbrapsht ka nisur në pritje të 2021-shit dhe bashkë me të shpresa se kjo kohë kovidiane do të mbarojë… 

Përtej sëmundjes, humbjes së njerëzve të dashur, kufizimeve që jeta na vuri përballë, më shumë se kurrë njerëzit kanë kthyer sytë nga vetja. Ky do të jetë ndoshta fundviti i parë, që sytë, mendja, përgatitjet, gjithë vëmendja do të jetë në familje, në shtëpi. Për të vlerësuar edhe më shumë jetën, gjërat që na gëzojnë dhe lumturojnë.

Andaj, teksa bëni planet për vitin që është në prag, BORDO ju sjell këtë buqetë festive, me sugjerime për veshjet, aksesorët, dekoret e shtëpisë, pjatat e ëmbla, vendet që duhet të vizitoni, dhe sigurisht personazhet e përzgjedhur, për të kaluar ditë dimri të këndshme!

Në BORDO MEN vjen personazhi më i përfolur i momentit, Saimir Kasemi, protagonisti i Love Story. Ndërsa Kledi Bahiti dhe Elona Varfi, sjellin aromën festive me bebat që kanë zbukuruar Krishtlindjet dhe jetët e tyre! 

Në faqet e Artit do të takojmë: Helidon Xhixho, Renuar Locaj, Gjergj Leka, Adjona Rukaj e Marsela Çibukaj.

Nga Enada At’Nikolla përtej kopertinës së dedikuar, realizuar në bashkëpunim me bizhutë Messika nga argjendari Gjikondi, vjen edhe një editorial, që do të jetë sugjerimi ynë më i mirë për këtë sezon! 

Ndaj ndërsa shfletoni BORDO-në urojmë të jemi një muzë për ditët e këtij dimri dhe stinës së re që po agon në jetën e njerëzimit! 

Për ju sjellim një buqetë kujtimesh nga të gjithë numrat e Revistës BORDO për vitin 2020:

Janar 2019-2020

Shkurt-Mars 2020

Prill-Maj 2020

Qershor- Korrik 2020

Gusht-Shtator 2020

Tetor-Nëntor 2020

Dhjetor 2020 -Janar 2021

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF