Largojini të gjitha dyshimet tuaja mbi gatimin e gjelit të detit duke ndjekur këshillat tona të thjeshta:
Në cfarë madhësie më nevojitet?
Llogarisni afërsisht 380gr mish gjel deti për person (me gjithë kockë). Në këtë mënyrë do t’iu mbetet edhe për të nesërmen.
Nëse gjeli i detit është i ngrirë?
Lëreni të shkrijë plotësisht përpara se ta gatuani. Gjeli i detit duhet të shkrihet në temperaturë ambjenti i mbështjellë në ambalazhin e tij (që mund të jetë qese, kuti kartoni etj) duke e kontrolluar herë pas here zgavrën për të hëqur të brendshmet. Sapo në brendësi të mos ketë më kristale akulli dhe këmbët mund të përkulen lehtësisht, gjeli i detit duhet mbuluar me letër celofoni dhe futur në frigorifer ku dhe lihet që të shkrijë plotësisht. Nevojitet të gatuhet brenda 24 orëve nga momenti i shkrirjes.
Llogarisni sasinë e mbushjes…
Mbushjen e fusim nga zgavra që ndodhet në fundin e qafës së gjelit duke llogaritur 230gr mbushje për cdo 2.3kg gjel deti. Lëkurën e “qepim” me kunja dhëmbësh ose me një gjilpërë kuzhinë në mënyrë që gjatë gatimit mbushja të mos dal jashtë.
Gatuheni në perfeksion…
Peshojeni gjelin pasi e keni mbushur, lyeheni me gjalp në sipërfaqe, mbështilleni me letër alumini dhe gatuajeni në furrë të parangrohur në 190°C. Planifikoni që gjeli të jetë gati të paktën një orë e gjysmë përpara se të filloni të hani në mënyrë që të pushojë brenda në furrë, por edhe për t’iu dhënë pak liri veprimi nëse është akoma rozë në brendësi. Për të përftuar një lekurë me ngjyrë të artë, hiqeni letrën e aluminit një orë përpara mbarimit të kohës së gatimit.
Si mund të kuptojmë nëse është i gatuar përbrenda?
Çani pjesën më të hollë të lëkurës së kofshës më majën e një thike. Lëngu që do të dali jashtë duhet të jetë transparent, pa asnjë gjurmë ngjyrë rozë. Në momentin që gjeli i detit është plotësisht i gatuar, mbështilleni me letër alumini dhe lerëni në një vend të ngrohtë të paktën një orë përpara se te filloni ta hani.


Ja ku përqendrohet trendi i vitit 2021


Kostumet më elegante për natën e Vitit të Ri




Recetë/ Biskota tradicionale Krishtlindje!

Xhaketë me temina, si ta kombinoni siç duhet

28 unaza fejese për nuset jotradicionale

Si të vishni perlat sipas Coco Chanel


100 vjeç/Gëzuar ditëlindjen recipetë!!!




Mutacioni i ri i Covid-19: Cfarë duhet të dimë?


