KreuStil Jetese

Nuk ka kontakt me të ëmën, sipërmarrësja shqiptare: “Të kam falur”!

Sipërmarrësja shqiptare Egreis Gjergjani nuk flet shpesh për të ëmën. Marrëdhëniet mes tyre duket se nuk janë nga më të mirat, e nga sa është mësuar deri tani, Egreis nuk i fal faktin që e braktisur në një moment të jetës. Një histori e trishtë, të cilën sipërmarrësja nuk e ka lënë të kuptohet përvecse me copëza mesazhesh. Kështu, përpara tre vitesh ajo pat shkruar se e ëma ishte një grua e dobët, dhe se e rriti gjyshja.

“Babai im vendosi të martohej sërish, një grua të cilën e dëshiroja me dëshpërim të ishte nëna ime dhe e doja më shumë se gjithçka, por doli se ishte djalli në Tokë. Kështu që emigrova në Amerikë gjatë shkollës së mesme, në mënyrë të paligjshme duke u futur në një kamion në kufijtë e Kalifornisë,” ishte asokohe mesazhi i Egreis. Tani, në këtë kohë reflektimi për të gjithë, dicka ka ndryshuar dhe tek ajo vetë. “Nuk jam perfekte. Nuk do të jem kurrë. Por zemra ime është e drejtë dhe do të jetë gjithmonë. Shpresoj që ata të cilët kam takuar, qoftë edhe për një sekond, nuk kanë marrë asgjë tjetër përveç dashurisë nga unë. Mund të mos jemi këtu nesër, por jam në paqe duke ditur që ata që kam njohur në jetën time, e dinë sa i kam dashur me gjithë qenien time. 34-vjetori im ka të bëjë me paqen; duke e lënë dhimbjen, duke falur. Sado e vështirë të jetë. Mamit tim diku atje, të kam falur” – ka shkruar së fundi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF