Ka një ikonë të re të modës në formatin e një seriali televiziv. Ajo është Grace Fraser e “The Undoing-Të vërtetat e pathëna”, të interpretuar nga Nicole Kidman që rikthen aty edhe kacurrelat e famshme, të kuqerremta të saj.
Grace është psikiatre e borgjezisë së lartë njujorkeze, por që gjendet e përfshirë së bashku me të shoqin në një vrasje. Në përshkallëzimin e kësaj ngjarjeje që krijon efektin “suspance”, Nicole e ka pushtuar publikun jo vetëm me interpretimin e saj, por edhe me garderobën perfekte që për pak mund të konkurojë edhe atë të yllit të padiskutueshëm të rrjeteve televizive amerikane, Carrie Bradshaw. Stili I saj I kuruar, me reminishenca të zbehta boho-chic dhe një paletë kromatike I studiuar posacërisht për ngjyrat e ngrohta pak në të kuqe të aktores së famshme australiane, ka rrëmbyer vëmendjen edhe për faktin se është praktik, e I arritshëm!
Pranverë-Verë 2021: fundet më trendi prej tyli
Nga sot, nisin vaksinat anti-covid në Shqipëri!
Ngjyrat kryesore të 2021: cfarë të veshim
Të gjitha sekretet për të gatuar një gjel deti!
Ja ku përqendrohet trendi i vitit 2021
Kostumet më elegante për natën e Vitit të Ri
Recetë/ Biskota tradicionale Krishtlindje!







