KreuFashion

Love Story/ Tre puthje dhe një eliminim!

Love Story/ Tre puthje dhe një eliminim!

Këtë të hënë u transetua episodi i 9-të i spektaklit të dashurisë në Tv Klan ‘Love Story’. Princi modern kishte ftuar gjatë javës që lam pas, Merin, Generdën dhe Flavian për takime speciale dhe me të treja vajzat Saimiri pati edhe puthje.

Siç edhe është formula e emisionit, edhe këtë natë Saimiri nuk i shpëtoi dot momentit të sikletshëm për të eliminuar një nga vajzat.

Është mbyllur në natën e 9-të rrugëtimi i Arianës në romancën live të Love Story.

Vendimin për ta eliminuar nga gara Saimiri tha se e kishte marrë pasi kishte vënë re se mes tyre nuk kishte tërheqje me shumë se fizike, fakt ky që u pohua edhe nga vetë Ariana. Mes emocionesh, Ariana falenderoi 33-vjeçarin dhe produksionin për eksperiencën.

“Doja ta falenderoja shumë për kohën, për emocionet që më ke dhënë. Ke qenë ndoshta një nga vajzat më të sinqerta këtu, por e kam parë që nuk ka një tërheqje më shumë se fizike mes nesh dhe prandaj kam marrë këtë vendim. Je vajzë e mrekullueshme dhe sigurisht që dhe ti do ta gjesh princin që dëshiron”, i tha Saimiri Arianës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF