KreuCelebrity

Jennifer Lopez, rrëfim i pazakontë: “ Probleme me veten, në moshën 30 vjec shkova në terapi”!

Rrugëtimi i Jennifer Lopez drejt dashurisë për veten zgjati deri tek të 30-tat. Këngëtarja e “Let’s Get Loud” rrëfeu tek Coach Conversations me Jay Shetty problemet që kishte pasur dhe mënyrën sesi I kishte zgjidhur. “ Gjithmonë e them, përse nuk I mësojnë fëmijëve që në moshë të vogël që të duan veten. Të bëjnë një kurs për këtë, të bëjnë dicka”, tha Lopez, nënë e dy binjakëve 12 vjec Maximillian dhe Emme. “ Unë këtë lloj terapie e fillova kur isha tek të 30-tat. Kishte disa gjëra në marrëdhëniet e mia personale që tregonin se nuk e doja veten sa duhet. Nuk e kuptoja këtë si koncept. M`u desh shumë kohë që t`ia arrij, ishte dhe ende është një udhëtim për mua”, tha ajo. Përpara se të lidhej me Alex Rodriguez, Lopez ka qenë e martuar Ojani Noa, Cris Judd dhe Marc Anthony, ndërsa ka qenë e lidhur me disa persona të famshëm si Puff Diddy dhe Ben Affleck.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF