KreuCelebrity

“E nxorra mallin”; Eneda Tarifa largohet përfundimisht nga Portokalli!

Teksa sezon i ri i Portokalli pritet të nisë së shpejti, pak minuta më parë Eneda Tarifa lajmëroi në rrjetin social instagram se ajo nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit në Top Channel.

Sipas Tarifës, largimi nga moderimi i Portokalli ka të bëjë me faktin se ajo ka vendosur t’i përkushtohet vetëm karrierës së saj si këngëtare, për të sjellë në ‘jetë’ projekte të reja si artiste e muzikës.

 

 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

“Të dashurit e mi, miq real e virtual, më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale. Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më “shitur” dhe pa më “blerë” dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik për këtë vend. Do komunikoj me ju vetëm në profilet e mia zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin tim në YouTube. Shihemi së shpejti… Faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur. Ju dua të gjithëve”,  shkruan Eneda në postimin e saj

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF