Fillimisht dukej e pamundur, por sa më shumë kalon koha, aq më shumë bëhet e qartë se rreziku i infektimit me Covid 19 nuk është aspak i pagjasë. Moderatorja Fjoralba Ponari e tregoi këtë fare qartë me lajmin e pohuar nga ajo vetë se është prekur nga sëmundja për herë të dytë. “Pyetje: Sa janë shanset nga 0 në Fjoralbë të riinfektohesh me Covid-19?”- ka shkruar ajo në krah të fotos që tregon rezultatin e testit: pozitiv!
Fjoralba ka rrëfyer më herët se e ka kaluar virusin që në fillesat e tij. “Si ka mundësi që vazhdove të punoje? Apo tani të gjithë dilni me Covid-19,” e pyet një ndjekës.“Ç’e do që e kam të faktuar që mund të kem pasur të paktën “grip stinor”. Nuk jam testuar atëhere jo për arsye neglizhence, të jesh i bindur, por sepse periudha që unë kam pasur shqetësime rezulton të ketë qenë fund janari/fillim shkurti, ku shumë pak info kishte mbi atë që do të na priste më vonë.”- i është përgjigjur Fjoralba, e cila më tej i ka kërkuar edhe ndjesë grupit të punës, pasi i ka vënë të gjithë në rrezik pa qenë e ndërgjegjshme për infektimin.