KreuCelebrity

Një bebe në familje; Meghan dhe Harry prindër për herë të dytë!

Duka dhe Dukesha i Sussex, janë në pritje të fëmijës së dytë. Lajmi i ëmbël u bë publik ditën e Shën Valentinit nga mikja e ngushtë e Meghan, fotografja Misan Harriman e cila nëpërmjet një foto të papublikuar të çiftit uroi prindërit për bekimin e dytë.

 

“Meg unë isha në dasmën tënde si dëshmitare e kësaj dashurie dhe mikja ime jam e lumtur që do fiksoj momente teksa kjo dashuri rritet. Urime Dukës dhe Dukeshës së Sussex për lajmin e gëzueshëm”; shkroi fotografja Harriman përbri fotos së Meghan dhe Harry.

Lajmi i  shtatzënisë së Meghan erdhi tre muaj pasi ajo foli në publik për një abort spontan që i kishte ndodhue në muajin Korrik të 2020-ës.

Bebushi do pritet të vijë në jetë verën e këtij viti, ndërsa Archie djali i parë i çiftit që mbush 2 vjeç në muajin Maj do të jetë së shpejti vëllai i madh.

Fëmija i dytë i Meghan dhe Harry do të jetë i teti në radhë për të fronin e mbretërisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF