KreuCelebrity

Humbi babain përpara pak muajsh, Meri rrëfen të përbashkëtat e tij me Saimirin!

Humbi babain përpara pak muajsh, Meri rrëfen të

Njëra prej tre konkurenteve të mbetura në Love Story, Meri Murrizi ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj private për të cilat nuk kishte folur më parë. Meri humbi të atin përpara disa muajsh dhe për këtë foli në “Daily Love Story”, ku tregoi sesi gjen disa të përbashkëta mes tij dhe Saimirit. “Mua më ka dhënë babi një forcë tepër të madhe që as vetë nuk e imagjinoja asnjëherë që do ndodhte ashtu. Jam në atë botën time që unë gjej veten. Bota ime është arti dhe është gjëja që dëshiroj më shumë. Kam njohur njerëz të rinj, kam gjetur edhe Saimirin aty dhe e kam pasur mbështetjen e tij që prej ditës së parë që kam ardhur”, është shprehur ajo. “Ka nja dy tre gjëra që Saimiri i ka të përbashkëta me babin. Kjo fjala nuse tipike për shtëpi nuk është se më pëlqen shumë. Unë jam vajzë për shtëpi por jo nusja tipike shqiptare. Dua të kujdesem për familjen time, të bëj ato punët e shtëpisë por edhe të punoj për veten sepse nuk më pëlqen të bëhem e varur nga persona të tjerë”, është shprehur Meri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF