
Me 6 fëmijë në shtëpi, Angelia Jolie po i tregon të gjithëve sesi është të jesh një nënë e famshme në pandemi dhe si e mban familjen të bashkuar. Nuk ka dashur asnjëherë te jetë një mama shtëpiake, megjithatë Covid 19 ia ka “ dhuruar” edhe këtë eksperiencë në jetë. “ Edhe pse kam dashur gjithmonë shumë fëmijë, e kam imagjinuar përherë veten si antropologia Jane Goodall, që udhëtonte në mesin e xhunglës”, rrëfehet ajo. Angelina, që është në kopertinën e Vogue për muajin mars, i hapi shtëpinë e saj fotografëve britanikë dhe njëri prej tyre, Craig McDean shkrepi mjaft poza të bukura, sidomos atë që e tregon aktoren duke I prerë vetë flokët djalit të saj të madh, Maddox.
19 vjecari thuhet të jetë I preferuari i saj, dhe ylli hollivudian e ka cuar personalisht në njërën prej shkollave më të mira në Seul të Koresë së Jugut.