Modelja e njohur Chrissy Teigen e përjetoi shumë keq humbjen e fëmijës së saj të tretë. Ai ishte një djalë, dhe Chrissy me të shoqin, John Legend ia kishin vënë emrin Jack. Tani, modelja pretendon se ndien shkelmime të lehta në bark, sikur fëmija të ishte ende aty.
Kjo në fakt ishte java kur Jack duhet të kishte ardhur në jetë. “Unë me të vërtetë ndiej goditje në bark, por nuk është fantazmë. Kam një ndërhyrje kirurgjikale për endometriozë nesër… por këtë periudhë po ndjej goditje si shkelmime fëmijësh. Pretendoj sikur është ai duke më përshëndetur – nuk ndalet kurrë”, ka shkruar Chrissy që me herët pat rrëfyer se ishte zhytur në një “hendek depresioni e hidhërimi”. Cifti kane bashke dhe dy femije te tjere, vajzen Luna Simone, 4 vjeç dhe djalin Miles Theodore, 2 vjeç.



















