Arben Fagu ish-basketbollist i Partizanit dhe i ekipit kombëtar, ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të premteje.
Legjenda e basketbollit shqiptar, Arben Fagu ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 65-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Profesor Arben Fagu njihet për karrierën e tij të suksesshme në drejtimin e ekipit të meshkujve të Dinamos, por edhe Partizanit. Arben Fagu ishte i biri i Besim Fagut një nga themeluesit e Klubit Partizani, vëllai i legjendës së ‘koshit’ Agim Fagu.



















