KreuCelebrity

Kështu si Saimiri e paska njohur dhe Helidon Haliti të shoqen!

Kështu si Saimiri e paska njohur dhe Helidon Haliti të shoqen!

Programi “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ka arritur të nxjerrë, ashtu si përherë, informacione mjaft interesante nga personazhet që interviston e kështu ndodhi dhe me piktorin Helidon Haliti. Artisti i njohur ka rrëfyer aty disa detaje nga njohja e tij me bashkëshorten, të panjohura deri më tani për publikun e gjerë. Sipas Halitit, ka qenë një situatë që mund të konsiderohet e ngjashme me atë të Saimirit në spektakël. “Time shoqe e kam njohur në një cikël kur bëja portrete femrash, pak a shumë si Saimiri. I zgjidhja gjithmonë më të bukurat, dhe një nga pedagogët më thotë që kam një mbesë shumë interesante, përse nuk e pikturon edhe atë. Ishte e vetmja që më ka ndenjur 9 orë pa lëvizur fare dhe pa flirtuar. Më pas jemi takuar kur ajo erdhi studente, isha i vetmi njeri që ajo njihte. Fati i ndihmon njerëzit e zgjuar”, rrëfeu piktori.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF