Këngëtarja legjendare, Dolly Parton e ka mbështetur me një milionë dollare krijimin e vaksinës së kompanisë amerikane të ilaceve, Moderna. Por vetë nuk është imunizuar. Artistja e njohur tregoi arsyen përse.
Në 19 janar, ajo mbushi 75 vjec dhe ishte saktësisht ne grupmoshën që duhet ta merrte e para vaksinën. Por tha se nuk deshi të hynte përpara të tjerëve, që të dukej sikur po jepte shfaqje e po përfitonte. “ Jam në moshën kur mund ta merrja vaksinën që javën e kaluar. Desha ta bëj për ditëlindje, pastaj thashë me vete: “Joo, se do të duket sikur po bën show, lëre”, rrëfeu ajo. Këngëtarja shtoi se preferon të presë që të mos duket sikur po përfiton nga fakti që ka bërë një dhurim aq të madh. “ Ka të tjerë përpara meje, njerëz më shëndet të brishtë, të sëmurë kronikë apo punonjës shëndetësorë. Do të më vijë radha”, shtoi Dolly.



















