KreuCelebrity

U diagnostikua me sëmundjen e rëndë vetëm tre javë më parë, ndërron jetë aktori i njohur!

U mësua vetëm përpara tre javësh se aktori aq i dashur nga seriali për të rinjtë, “Saved by the Bell”, Dustin Diamond, vuante nga kanceri në mushkëri. Për fat të keq, ai është shuar në moshën vetëm 44 vjecare pasi nuk arriti ta fitonte dot luftën me sëmundjen e rëndë. Gjendja e aktorit u përkeqësua rrufeshëm javën që shkoi. Në krah i qëndruan deri në fund e dashura, Tash Jules dhe një mik i tij i vjetër.

Të afërmit rrëfejnë se Dustin po priste rezultatin e analizave që të mësonte se në c`gjendje ishte, dhe qe një befasi për të gjithë kur mjekët i thanë se bëhej fjalë për kancer të mushkërive të shkallës 4. “ Megjithatë, nuk vuajti. Nuk iu desh të zinte shtratin e të lëngonte nga dhimbja. Për këtë, jemi mirënjohës”, u shprehën ata. Diamond arriti famën në vitet 1990 me rolin e Samuel “Screech” Poëers tek “Saved by the Bell,” por më vonë nuk arriti të shijonte të njëjtin sukses.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF