KreuCelebrity

‘Ç’m’u desh që erdha këtu’, rrefehet Saimiri!

‘Ç’m’u desh që erdha këtu’, rrefehet

Në “Daily Love Story”, këtë herë u intervistua vetë Saimiri, i cili tregoi disa nga të pathënat e spektaklit. Protagonisti i dating shoë e ka parë këtë si një eksperiencë mjaft të vecantë. Ai nuk e mohoi se ka pasur dhe momente kur I ka thënë vetes: “Ç’m’u desh që erdha këtu”. Porn ë fund, nuk pendohet për këtë hap. “Kanë qenë shumë momente. Ky është një reality shoë që është edhe live për më tepër, dhe s’ka skenar, ndodhin gjëra papritur. Kjo është dhe gjëja e bukur në këtë program”, -është shprehur ai. Sa për kamerat rreth e rrotull, ato nuk e bezdisin shumë. “Nuk mendoj se kamerat luajnë një rol të madh. Me kamera apo pa kamera, ajo është një gjë që ndodh. Ti mund të shkosh të blesh bukë diku, sheh dikë dhe krijohet ai pëlqimi. Por është edhe kohë shumë e shkurtër këtu sepse po ta shohësh, nga fillimi deri këtu, unë me vajzat mund të kem maksimumi 5-6 takime. Nuk e di a do jetë kjo kohë e mjaftueshme që të dashurohesh ose të lindë ajo ndjenja për një njeri”, tha Saimiri ndërsa u shpreh se mund të ndodhë edhe që të dalë nga emisioni pa të dashur, por shpreson që kjo të mos ndodhë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF