E prisnin sot në “Wake Up”, por Ciljeta Xhilaga nuk arriti të shkonte. Arsyeja ishte mjaft e trishtë: babai i këngëtares, i infektuar me Covid 19, është në gjendje të rëndë.
“Sot Çiljeta duhet të ishte në program, por na ka dërguar një mesazh që ka të atin sëmure. Është për intubim. I urojmë të shkuara”, tha moderatori Isli Islami. Vetë këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë sqarim të mëtejshëm, nëse është prekur dhe dikush tjetër nga familja. Intubimi është procedura e fundit mjekësore, në të cilën kalojnë të infektuarit, të cilët kur arrijnë në këtë pikë janë praktikisht në gjendje shumë të rëndë. Urimet, padyshim janë që të arrijë ta marrë veten dhe ta kalojë këtë situatë të vështirë sa më shpejt!