KreuCelebrity

Enxhëll pendohet, kërkon të rikthehet në “Love Story”!

Enxhëll pendohet, kërkon të rikthehet në “Love

Largimi i saj nga “Love Story” bëri mjaft bujë dhe kjo për shkak se Enxhëll arriti të kthehej në njërën prej vajzave më të preferuara të publikut në këtë dating shoë. Por bukuroshja nga Gjirokastra duket se paska ndërruar mendje. Ajo është shprehur e penduar dhe në formën e një letre, bëri një kërkesë për t’u rikthyer në garë për të luftuar sërish për zemrën e Saimirit.

“Saimiri i dashur!

Si je? Kam shkruar një letër për ty. Letrat nuk dalin kurrë nga moda, si letrat e dashurisë tek filmi “The Notebook”.

Nuk është thjesht xhelozi e një vajze për një vajzë tjetër. E nisa këtë rrugëtim e frymëzuar me plot emocione të bukura.

Njohja me ty ishte gjëja më e bukur që kam kaluar në Love Story. Dy javë më parë nuk u tregova e fortë. I lashë emocionet që të më dominonin.

Unë dua përsëri t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë. Faleminderit të gjithëve dhe publikut që më ka përkrahur.

Sido të shkojë, nuk do të kem pengje sepse unë e provova”, shkruante Enxhëll në letrën e saj, dedikuar Saimirit.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF