U bë tendencë vitin e kaluar, por interesi për të nuk ka rënë aspak, edhe me ndërrimin e sezonit. Në fakt, konsiderohet si ngjyra perfekte për cdo trend të ri këtë vit. 2020 ishte plot me ndryshime dhe duket se gjithcka rreth nesh përcjell një dëshirë për t`iu rikthyer sa më parë realitetit që njohim, dhe ngjyrat që zgjedhim në veshjet tona të cojnë pikërisht në atë drejtim. Këtu po preferohet shumë grija, që të kujton cimenton, themelet e forta të një strukture dhe qetësinë si dhe e verdha, ngjyra e optimizmit që të sjell në mendje rrezet e diellit. Ngjyra kafe në cokollatë transmeton ndjenjën e ngrohtësisë, rehatisë dhe sigurisë, por edhe forcës, kështu që nuk duhet të habitemi shumë nga fakti që të famshmet po lënë mendjen pas saj!
