Duke shijuar motin e ngrohtë në Los Angeles, Angelina Jolie na dha përsëri një leksion stili. Ajo u fotografua me një fustan të bardhë të derdhur deri poshtë gjurit, të kombinuar me një cantë Dior Montaigne dhe një palë sandale Fendi.
Ashtu si veshjet e zeza, edhe “all white” janë një zgjedhje jashtëzkonisht e pershtatshme sidomos për për një tranzicion të garderobës nga njsë sezon në tjetrin. Angelina ka arritur të ruajë një pamje të thjeshtë, porn ë të njëjtën kohë të rafinuar, ashtu sic ka bërë shpesh këto vitet e fundit.