Dhjetëra personazhë të njohur, e të panjohur kanë reaguar ashpër ndaj komentit të cilësuar si seksist, paragjykues e bullizues që koreografi Albi Nako bëri në episodin e djeshëm të ‘Just Dance’ për konkurenten 40 vjeccare Bela.
Pasi u kryqëzua në rrjet, Nako ka bërë për herë të parë një reagim për “Xing.al” duke u justifikuar se me Belën njihej prej kohësh dhe se ai koment ishte bërë me marrëveshje fjale.
“Jam shumë i habitur me një numër reagimesh në rrjetet sociale në lidhje me batutat e shkëmbyera me Belen, sfidanten 40 vjeçare qe njihemi e punojme bashke per me shume se 15 vite. E ndjej te nevojshme te sqaroj se ne nje shoë televiziv gjithça ndodh, zhvillohet ne marreveshje mes palesh per konsum publik. (Qe dmth, ajo e dinte ccfarë do i thoja dhe une e dija cfarë do më përgjigjej). Ne punojmë bashkë si për aktivitete të ndryshme po ashtu dhe në Akademinë time, ku Bela jep lëndën e gjimnastikës dhe ramë dakord t’i bëja nje promo ne këtë lloj formë se vetëm kështu funksionon nëse do të besh lajm. Dhe si pasojë ajo u bë e famshme dhe unë mora qindra sharje e mallkime mbi kurrizin tim. Nëse këto batuta nuk kanë tingëlluar mirë nga pikëpamja etike pres mirëkuptimin e të gjithë atyre që më ndjekin duke kërkuar me modesti ndjesë publike e duke ju thënë që gjithccka është një lojë”, tha Albi sot për Xing.al.