Kushton plot 905 paundë dhe nuk vjen e plotë, por gjithë gropa! Dhe normalisht kështu duhet të jetë përderisa është një bluzë që duhet t`I ngjasojë djathit holandez Gouda. Krijimi i fundit i Pradës, i prezantuar në koleksionin pranverë/verë 2021, ka ngjallur interes të madh. Shtëpia e modës ka nxjerrë një variant të saj në ngjyrë gri, dhe cmimi i kripur nuk i ka frikësuar aspak adhuruesit e haute couture që ta blejnë online. Në faqen e saj të internetit, Prada e përshkruan si një krijim të cmuar, të zbukuaruar me vrima të rregullta, I cili është rezultat i një diskutimi të vazhdueshëm krijues.
