Përvecse një aktore e njohur, sot është dhe një këngëtare mjaft në zë; Jennifer Lopez tregoi se nuk di të ndalet kur vjen fjala tek realizimi i objektivave të vënë vetes. Dhe një prej tyre, përpos planit professional, me shumë gjasë është dhe ai i ruajtjes së pamjes së vet të bukur dhe formave të shumëlakmuara fizike.
Përpara dy ditësh, Lopez kujtoi përvjetorin e 20-të të albumit të saj #JLo dhe këtë e bëri duke rikrijuar një pjesë nga klipi i saj i njohur “Love Don’t Cost a Thing”. Ajo që i ra në sy të gjithëve është se në 20 vjet nuk ka ndryshuar aspak, përvecse për mirë!