Enxhëll ndërhyri sonte në “Love Story” përmes një videomesazhi ku tregonte se ishte penduar për largimin dhe i kërkonte Saimirit të rikthehej përsëri. Kjo bëri që protagonisti i spektaklit të mos i tregonte dot publikut se cila ishte vajza që vendosi të eliminonte. Ai I dhuroi trëndafilë Merit, Generdës, Xhesit, Redonës dhe Flavias, por jo Suelës, duke ë lënë kështu atë jashtë garës.
Me Suelën, Saimiri kishte pasur disa takime megjithatë në fund vendosi se raporti i tyre nuk mund të shkojë më tepër se kaq. Pritet ndërkohë me kërshëri të shihet se cfarë vendimi do të marrë për Enxhëllin, do ta pranojë rikthimin e saj apo jo.