KreuCelebrity

Pamela e bën përsëri, martohet fshehurazi me truprojen e saj!

Pamela Anderson ka lidhur kurorë me truprojën e saj, Dan Hayhurst thotë revista e njohur People. Aktorja e Baywatch I paska dhënë fund beqarisë që mbrëmjen e Krishtlindjeve, por lajmi mësohet vetëm tani.

Ceremonia intime thuhet të jetë zhvilluar në shtëpinë e saj në Kanada. “ Jam pikërisht aty ku duhet të isha, në krahët e një burri që më dashuron më të vërtetë”, mësohet të ketë thënë ajo. Modelja e Playboyt shtoi se ishin martuar në vendin ku patën bërë të njëjtën gjë prindërit e saj. “ Tani më duket se rrethi u plotësua”, është shprehur ajo. Për Pamela Anderson, kjo është martesa e katërt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF