
Largimi i Enxhëll nga “Love Story” mori vëmendje të madhe nga publiku. Por bukuroshja nga Gjirokastra së fundi shprehu pendesë për veprimin e saj dhe përmes një letre të drejtuar Saimirit, e bëri të qartë se do të dëshironte të kthehej sërish në program. Kjo nuk i ka pëlqyer Merri Murrizit që bëri një deklaratë të fortë për “Daily love Story”, ku e tha hapur se nëse protagonisti do të lejojë kthimin e Enxhëllit, ajo vetë do të largohet nga spektakli. “Sa i përket vendimit të Suelës këto janë vendime të Saimirit dhe ne nuk kemi vend këtu të komentojmë. Videomesazhi i Enxhëllit…unë kam respekt për të sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera. Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja për të, do mundja emocionet, do përballoja presionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë, dhe nuk do veproja ashtu. Nëse vërtetë mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq. Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”, u shpreh Meri.