
Dëshira e Enxhëllit për t`u rikthyer në Love Story ka shkaktuar mjaft polemikave mes vajzave të mbetura në garë. Meri, por edhe Generda nuk e fshehën pakënaqësinë e tyre. Madje, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Generda dhe ironizoi me emocionet e Enxhëllit. “Largimi i Suelës është zgjedhja e Saimirit, aty nuk dua të ndërhyj fare. Për videomesazhin e Enxhëllit, më plasi e qeshura të them të drejtën sepse po largohemi të gjitha një javë, shkojmë takojmë familjen , kthehemi se shohim që jashtë s’ka gjë dhe fus nja dy pika në sy dhe filloj qaj dhe unë, them më mungoi shumë “Saimili”. Kjo nuk është lojë tani, si gjithë vajzat kemi ardhur të respektojmë Saimirin dhe produksionin në radhë të parë. Për t’u çuar dhe të ikim dimë të gjitha sepse mua nuk është se më pëlqen çdo takim që bën Saimiri, është normale. Por e kemi marrë këtë si një impenjim dhe duhet ta çojmë deri në fund nëse na pëlqen vërtetë Saimiri. Nëse nuk na pëlqen, dhe na pëlqejnë ato që janë anash, merremi me këto lojërat. Saimiri do jetë ai që do vendose, të shohim”, tha ajo.