Rastet e rënda të Covid 19 mund të ndikojnë në fertilitetin e meshkujve. Një studim i botuar në revistën “Reproduccion” tregon se sëmundja dëmton potencialin riprodhues të meshkujve”. “Kur je i sëmurë nga ndonjë virus gripi, mund të bjerë përkohësisht numri i spermatozoideve (ndonjëherë në zero) për disa javë ose muaj. Kjo e bën të vështirë të përcaktohet se sa prej gjetjeve në këtë studim janë specifike për Covid-19”, tha megjithatë Dr Channa Jayasena, një konsulente në endokrinologjinë dhe andrologjinë riprodhuese në Imperial College London për CNN.
Studimi del në përfundimin se kishte rritje të inflamacionit dhe stresit oksidativ në qelizat e spermës që u përkasin burrave që ishin të infektuar me Covid-19. Përqendrimi, lëvizshmëria dhe forma e tyre e spermës gjithashtu u ndikuan negativisht nga virusi.



















