Këngëtarja nga Kosova Gjira Kajtazi është bërë nënë për herë të dytë ditën e sotme. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, artistja ka njoftuar për ngjarjen e bukur.
“Çkemi botë? Kjo është supervajza ime Lana Ibrahimaj. 29.01.2021; 10:40 cm; 3,5 gr”; shkruan Gjira përbri një foto ku duket dora e të porsalindurës.
Lana është fëmija i dytë për artisten kosovare, pasi ajo është edhe nënë e një djali 2 vjeçar që erdhi në jetë më 29 prill 2019.



















