Lajmi se Pamela Anderson ishte martuar sërish ( për të pestën herë) bëri bujë të madhe. U tha se aktorja e famshme kishte lidhur kurorë me truprojen e saj dhe se dashuria e tyre kishte lindur gjatë karantinës.
Ajo që nuk u tha ndërkohë është se Dan Hayhurst ishte I martuar, dhe kishte tre fëmijë me bashkëshorten e tij, Carey. Kjo e fundit vendosi të flasë dhe të tregojë të vërtetën. Ajo thotë se Pamela ia joshi bashkëshortin dhe I shkatërroi familjen.
“Kjo nuk është aspak ajo përralla e bukur e dashurisë në kohë karantine, është e gjitha një fasadë. Lidhja e Pamelës me Dan nisi ndërkohë që ne ishim bashkë. Ai punoi për të rreth 6 muaj; në fillim nuk ishte truproje, e mori për të riparuar gjërat në shtëpi. Atëherë kur e kuptova se cfarë po ndodhte, ishte teper vonë. Është e trishte që njerëzit sot e urojnë, kur kjo lidhje e saj nisi mbi gënjeshtrën e mashtrimin, dhe rrënoi jetën e dikujt tjetër”, u shpreh ish bashkëshortja, e cila ka dhe dy fëmijë të tjerë nga një lidhje e mëparshme.



















